DURRËS, 28 tetor 2014–  Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli nënvizon se duke u bazuar në urdhrin nr. 478 policia duhet të monitorojë prokurorinë dhe gjykatat.   Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Topalli nënvizon se Shqipëria po shndërrohet në shtetin politiko-policesk për ekselencë, ndërkohë që mbahet ende një fasadë demokratike për naivitet.   Shkrimi i plotë i Jozefina Topallit   Urdhër nr:478) : Policia të monitorojë prokurorinë dhe gjykatat! George Orëell, ka mbetur pas në veprën e tij “1984” mbi një shoqëri të dominuar nga shteti policor prej “ Vëllait të Madh”( Big Brother) krahasuar me Shqipërinë e 2014. Shqipëria po shndërrohet në shtetin politiko -policesk për ekselencë, ndërkohë që mbahet ende një fasade demokratike për naivet. Kapja e drejtësisë fillimisht përmes KLD është faza kyçe e yryshit të Big Brotherit në revanshin e tij Orëellian jo vetëm për të kontrolluar çdo pushtet përtej atij ekzekutiv , por mbi të gjitha për të finalizuar çdo fushatë policeske të skuadrës së tij të terrorizimit e burgimit të qytetarëve.   Koncepti i shtetit ligjor është zëvendësuar me shtetin policesk! Dhe për shtetin policesk ka vetëm: burg , frikë e represion! Burg nëse ke pirë vetëm një gjysmë gote verë e drejton makinën , burg nëse kalon gabim semaforin dhe nuk ke 400 mijë lekë për të paguar, hekurat nëse ndërton në shtëpinë tënde, burg nëse nuk paguan energjinë pas 5 ditëshit të skaduar ( edhe nëse nuk ke bukë për fëmijët), burg nëse nuk jep vetë dorëheqjen nga një institucion që i duhet për pushtetin personal udhëheqësit…   Por ….pa një drejtësi të përulur e të nënshtruar … pa një drejtësi politike, të kontrolluar dhe me vrull revolucionar ( e keqja nuk ka fund) ,…qytetari mund ….edhe të lirohet, dhe kjo do ishte “ e patolerueshme “…për udhëheqësin e Partinë. Prandaj i duhet KLD -ja , prandaj në KLD i duhet ish-gjykatësi i kohës së Enverit, prandaj i duhen ato që kanë dhënë prova …. provaaaa….besimi për Sekretarin e Parë të Partisë, si dikur kur jo vetëm do bënin stazhin e partisë, por duhet të dëshmonin vigjilencën revolucionare përmes denoncimit dhe të shkatërrimit të armikut të hapte e të fshehte , kundër reaksionit e tradhtarëve.   Sapo doli dhe urdhri i fundit i Ramës( urdhër me nr:478) : Policia të monitorojë prokurorinë dhe gjykatat!