Jozefina Topalli tha se e sheh ish-kryeministrin Sali Berisha të shqetësuar në deklaratën e tij të sotme gjatë votimit për kryesinë e Partisë Demokratike, ku kandidojnë Lulzim Basha dhe Eduard Selami.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Topalli tha se i vetmi që ka vënë maskë dhe që s’ka asnjë ndjesi njerëzi është kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
“Unë e shoh të shqetësuar zotin Berisha, ai shprehte shqetësim në deklaratën e tij. Ata që e kanë drejtuar partinë, që e kanë ringritur nga hiri kur është rrëzuar, por dhe çdo demokrat që ka besuar, e dinë ç’do të thotë se si përfundoi parti në këtë katastrofë. I vetmi njeri që ka një maskë, dhe nuk ka asnjë ndjesi njerëzore, është z. Basha. Si nuk arriti në 4 vite të bënte zgjedhjet në PD,” tha Topalli.





