TIRANE– Në këto ditë të fundit, në prag të Vitit të Ri, Kryetarja e Kuvendit shkoi për të vizituar fëmijët në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ajo i takoi të gjithë me rradhë në dhomat e tyre, duke uruar me gjithë zemër shërim sa më të shpejtë e që të kthehen në shtëpi të shëndetshëm për të sjellë gëzim për prindërit e për të gjithë familjen.

Duke u uruar festat edhe mjekëve e infermierëve, ajo i falënderoi për përkushtimin e dashurinë për këta fëmijë gjatë gjithë vitit, e në veçanti në këto ditë festash.