ELBASAN, 06 mars 2013– “23 qershori do të jetë fundi i kryeministrit. Pas 23 qershorit, askush nuk do të mund ti shpëtojë drejtësisë. FRD shkon e sigurtë në fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit”. Ka qënë kjo deklarata dhe njëkohësisht premtimi i dhënë nga kryetari i FRD-së, Bamir Topi, i cili ka mbajtur një takim me simpatizantët e qytetit të Elbasanit, ku ka prezantuar programin elektoral.
Topi ka vënë në dukje se programi i partisë së tij ndryshon nga programet e partive të tjera, pasi trajton seriozisht problematikën e qytetarëve.
“Programi i FRD ka në themel qytetarin dhe punësimin e mijëra personave. Gjithashtu, vëmendje të veçantë FRD do t’i kushtojë edhe zhvillimit të bujqësisë”, shtoi më tej ai.