TIRANË, 28 maj 2013- Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi zhvilloi sot një takim me sipërmarrësit fasonë në një 'Call Center' të Tiranës.
Zyra e shtypit e FRD-së bëri të ditur se, në takim, Topi theksoi se kjo lloj sipërmarrje u jep mundësinë të rinjve dhe të rejave të gjejnë hapësira ku mund të shprehin aftësitë e tyre duke u formuar profesionalisht.
Ai u ndal gjithashtu në problemet që has ky biznes në një vend si Shqipëria, ku akoma bizneset janë pre e politikave preferenciale të aplikuara nga shteti dhe institucionet e tij, që t’ua bëjnë sipërmarrjen akoma edhe më të vështirë. Sipas tij, FRD vlerëson jashtëzakonisht investimet e huaja dhe ndikimin pozitiv që ato kanë për ekonominë e vendit.
Duke u ndalur në programin ekonomik të FRD-së, Topi, tha se ai është ndërtuar me përgjegjësi dhe në përputhje me legjislacionin dhe kundër politikave preferenciale, ku biznesi nuk ndihet i lirë të bëjë punën e tij.





