MALESI E MADHE- Bamir Topi, kreu i Frymës së Re Demokratike ka celur sot fushatën elektorale në Malësinë e Madhe, ndërkohë që ka zbuluar edhe moton e kësaj fushate, “Për shtetin dhe qytetarët”. 

I ndodhur para elektoratit, Topi nuk nguroi të akuzojë politikën, vecanërisht kryeministrin Berisha për të cilin tha se, “Është absurde se si një ish-komunist është kthyer në demockrat”. 

Sipas tij, “Politika gjithnjë e më shumë po bëhet në tre restorante. Kjo është e padenjë për politikanët shqiptarë, të cilët veshin rrobat e terrenit vetëm në periudha fushate. 

Në mënyrën më absurde tregojnë mungesë sinqeriteti. Ne jemi në politike për ta kthyer në favor të çdo qytetari dhe shqiptari. FRD pas zgjedhjeve do jetë forcë vendimarrëse”, vijoi ai.