ORIKUM- Kreu i FRD-së Bamir Topi, i shoqëruar nga Gazmend Oketa, Sali Shehu, Daut Gumeni, si dhe mbnështetës të kësaj partie kanë celur sot degën e FRD-së për zonëën e Orikumit.
Gjatë fjalës së tij, Topi është shprehur se kjo parti e re nuk është krijuar artificilaisht, por se kjo frymë është gjetur midis njerëzve.
“Nuk e them për elektorat, por partitë e vjetra e kanë zhgënjyer këtë popull, dhe shoqëria jonë, gjysma nuk shkon të marrë pjesë në zgjedhje, kurse pjesa tjetër ndjen se i mungon kujdesi i shtetit ku qytetarët e vetë ndjejnë një hipokrizi të jashtëzakonshëme, që vejn nga ata që kanë uzurpuar politikën shqiptare”.
“Dje, -u shpreh Topi,- keni parë maskaradën e rradhës, pasi dhuna e pushtetit dhe shfaqjet e padenja të institucionit sovran shqiptar,se si ai që nuk ishte në sallë i ka kthyer deputetët e tij në njerëz pa vlerë dhe kuvendin në një institucion ku gjithcka mund të diskutohet, por për hallet e shqiptarëve jo. Por diskutohet vetëm në mënyrën e mbajtjes me cdo kusht të pushtetit jo legjitim.
“Sot ne kemi dhe një kod zgjedhor i cili po projekton zgjedhje të manipulura dhe të deformuara. Po ashtu dhe për ndërkombëtarët unë kam një apel të cilët kanë një rol të madh në ecurinë e politikës në shqipëri , për të ndërhyurë, pasi dikush kërkon të rrijë me cdo kusht 40 vjet në pushtet sic ndenji ati i tij shpirtëror”, shtoi ai.