TIRANE, 27 prill 2013– Ditën e sotme Partia Fryma e Re Demokratike ka mbledhur Asamblenë e saj. Në fjalën e hapjes kreu i FRD-së, Bamir Topi ka deklaruar se mënyra e funksionimit të kësaj partie është dukshëm shumë më demokratike në krahasim me partitë e tjera.
“Cdo vendimmarrje ka ardhur si një produkt i domosdoshëm për këto situata politike të trazuara që po i kalojnë të gjithë, partitë, institucionet, shoqëria shqiptare, njerëzit e punësuar në administratë”- tha Topi.
Sipas tij sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë për një administrim politik demokratik.
Kuvendi, i diskretituar
Topi ka shprehur keqardhje per sjelljen qe transmetohet nga Kuvendi i Shqiperise.
“Ti japim mësim politikës së vjetër, nuk ndihemi të qetë kur kuvendi është institucioni më i diskretituar, deduksion i ndjeshmërisë që ka shoqëria shqiptare sot që janë bërë objekt i emisioneve satirike që e marrin materialin me bollëk, njerëz që e drejtojnë këtë parlament që s’kanë lidhje me elegancën e demokracinë, le të bërtasin me gishtat lart, nuk janë demokrat, ai që ka përgjegjësin e moralit për të përfaqësuar moralin e mendimit demokrat duhet të jetë civil, etik në komunikim, të mos bëhet parlamenti që ta tregojnë me gisht”- tha Topi.
Komisionet hetimore
Topi nuk eshte ndalur ne incidentin e fundit ne Vjene mes Rames dhe diplomatit Ceka por ka thene se eshte turp qe ne kemi ende nje parlament që ka ende komisione hetimore që nuk përkojnë me atributet fisnike të parlamentit se janë kthyer në instrumente të një individi e kjo është për të ardhur keq.
“Ne nuk na vjen mire, është për të ardhur keq, si katandisen sjelljet politike të njerëzve me të cilët kemi bashkëpunuar, rezultat i kësaj sjellje është gjendja e vështirë e institucioneve që mbushen me njerëzit militantë të të njëjtit krah, këto sipas kushtetutës janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të mos i shërbejnë vetëm kohës së një pushteti, pushteti lëviz, s’ka thënë njeri që të ketë rotacion të shtetit”- tha Topi.
Hetim emerimeve ne ambasada
Topi ka thene me tej se nese sot eshte i nevojshem nje hetim parlamentar le te behet per emerimet e quajtura sipas tij nepotike.
“Në rast se ka nevojë për një hetim parlamentar është pikërisht politika e pandershme nepotike e pushtet për të pushtuar selitë diplomatike, ku më shumë se unë kam eksperienca personale, që të ashtuquajturit ambasadorë refuzonin të prisnin kryetarin e shtetit në kryeqytetet e evropës perëndimore dhe në zyrat e tyre nuk kishin fotografinë e kryetarit të shtetit. Vendi nuk është domain i një njeriu dhe nëse njerëzit e thjeshtë do të dinë ta orientojnë interesin e tyre, të shohë emërimet që shkojnë si propozime nga qeveria në të ashtuquajtur komisione ku funksion vetëm vullneti i një maxhorance të thjeshtë”- tha Topi.





