TIRANË- Partia Fryma e Re Demokratike, (FRD), rikonfirmon pozicionin e saj në distancë me dy partitë e mëdha në vend PD e PS, sa i përket aleancave parazgjedhore.
Kreu i saj Bamir Topi gjatë një interviste për një të përditshme shqiptare, motivon mosbashkëpunimin parazgjedhor me këto dy forca, me treguesit negativë, sipas tij, të tranziconit dhe keqqeverisjes në vazhdimësi.
Topi nuk konsideron si të përshtatshme për koalicion me partinë e tij, asnjë forcë politike, të indentifikuar me ideologji dhe identitet të kundërt me qendrën e djathtë. Në këtë kuadër, duke mbështetur idëne e hedhur së fundmi në tregun politik vendas, atë të krijimit të një “poli të tretë”, kreu i FRD-së, sheh mundësinë e krijimit të një grupimi forcash politike e civile mbi bazë vlerash, morali e vizioni, që do mund t’i jepte vlerë projektit në fjalë duke e kthyer në një faktor përcaktues në zgjedhjet e pritshme parlamentare.
Ndërsa sa i përket koalicioneve paszgjedhore, Topi nuk është shprehur në mënyrë përjashtuese.