TIRANË- Kreu i FRD-së, Bamir Topi teksa vetëm pak muaj na ndajnë zgjedhjet e qershorit shpreh shqetësimin për sigurinë e votës.
Topi në një takim me banorët e Prezës në kuadër të një komunikimi të hapur në cdo Komunë të vendit, kë lëshuar akuza ndaj kryeministrit Berisha, pasi sipas tij dominon të gjitha pushtetet, ndërkohë që bëri bashkëpunëtor të tij për situatën e krijuar edhe kreun e opozitës pasi bashke me të miratoi ndryshimet e vitit 2008.
“Sot kemi problem me organizimin e shtetit. Kemi debat politik pa fryt fare do thoja dhe kemi njerëz që sot janë në pushtet, që i kanë hequr ato që është e rëndësishme për shtetin, seriozitetin që duhet të ketë një institucion shtetëror. Ai në këtë ndërmarrje nuk ka qënë i vetëm, me ndryshimet kushtetuese në 2008 iu dha një ndihmë edhe nga kreu i PS-së. Sot kemi të drejtë të kritikojmë si administrohet shteti dhe institucionet. Kemi të drejtën të themi që politika shqiptare duhet të ishte e urtë dhe jo konfliktuale. Sot vijmë në prag të zgjedhjeve të reja dhe vijmë me pasiguri të madhe për votën. Si do ta ruani votën ju? A do përsëritet historia e vjedhjes së votës, sic ka ndodh edhe në zgjedhjet e kaluara apo edhe ato të mëparshme. Ndaj këtu me shumë se një përfaqësues partie, vij sot t’ju them se ende pas 20 vitesh, listat janë të c’rregullta dhe ka njerëz që nuk e shohin veten në listat paraprake. Kjo tregon që shteti jonë nuk kanë pasur seriozitetin e duhur. Vota duhet të jetë për rotacion politik, Këtu nuk ja thotë një njeri që ka nevojë për karrige, por problemi është ti hapim mundësi brezit të ri që të mos e kalojë kohën kafeneve dhe kazinove”, deklaroi Topi.