TIRANE, 11 maj 2013- Kryetari i FRD-se Bamir Topi i bën thirrje opozitës të zërë vendet bosh në Komisionin Qëndor të Zgjedhjeve.
Topi tha se Kryeministi Berisha dhe qeveria e tij janë identifikuar si manipulues të zgjedhjeve ndaj dhe roli i opozitës është i rëndësishëm në këtë proces që të mos cënohet vota e 23 qershorit.
Aktualisht KQZ nuk ofron besim për zgjedhjet, vlerësoi kreu i FRD-se.
"Dëshiroj t'i them opozitës e cila ka një përgjegjësi në mbulimin e vendeve vakantë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve: Ne do ta kishim problem edhe sikur të ishte i gjithë KQZ I mbuluar me anëtarë sepse pushteti aktual, qeveria, kryeministri aktual është recidivist në manipulimin e zgjedhjeve. Fakti që sot KQZ është jashtë loje nëpërmjet kanaleve informative dhe nëpërmjet medias ne marrim vesh se vazhdon manipulimi i listave tregons e ky komision nuk ofron asnjë siguri për shqiptarët"- tha Topi.





