TIRANE, 17 mars 2013– Rinia e FRD-së organizoi kampionatin e minifutbollit mes njësive, komunave dhe universiteteve të kryeqytetit.

Ky kampionat kishte për qëllim angazhimin e të rinjve të Frymës së Re jo vetëm në politikë por edhe në aktivitete sportive.

Kampionati u fituar nga rinia e Njësisë nr. 1 të Tiranës. Kryetari i FRD-së Bamir Topi uroi të rinjtë për fitoren dhe u ndau fituesve kupën dhe certifikatat e rastit. 

Në fjalën e tij, Topi tha se rinisë i duhet dhënë mundësia të njohë sportin, si element shumë i rëndësishëm në jetën e tyre dhe si një nga mënyrat për të qëndruar larg veseve.

Sipas tij, FRD do të punoj për t'i kthyer identitetin sportit të nëpërkëmbur dhe politizuar. 

Kreu i FRD-së akuzoi drejtpërdrejt Kryeministrin Berisha se po kërkon t’i heqë edhe identitetin e fundit që i ka mbetur sot kryeqytetit, Sport Klub Tirana. 

“Penetrimi i politikës në sport po shkatërron ekipet elitare dhe sportin në tërësi. FRD në zbatim të programit të saj do e trajtojë sportin si sport dhe jo si shtojcë të politikës.”- tha Topi.