GREQI, 15 mars 2013 – Një futbollist grek është kthyer në fenomen për përdoruesit e internetit, pas rastit për gol të humbur në mënyrë absurde gjatë një ndeshjeje futbolli.

Egeas Plomariou, që është pjesëtar i ekipit të futbollit të ishullit Lesvos nuk arriti të shënonte gjatë një ndeshjeje kundër Papnikolis. Ai goditi një top nga ana e djathtë e portës dhe ndërsa të gjithë prisnin që sfera e rrumbullakët të futej në rrjetë ajo përplaset në shtyllën e majtë, më pas në traversë, në shtyllën e djathtë, edhe njëherë në të majtën e më pas largohet nga porta.

Duket se rasti i humbur në këtë mënyrë aspak të zakontë do të mbahet mend gjatë. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/