TIRANË- Kreu i FRD-së, Bamir Topi gjatë një takim me krerët e degëve të Frymës së Re Demokratike shprehu nevojën që Shqipëria të mos ketë vetëm dy pole politike, të cilët kanë si qëllim të pushtetit mbajtjen e pushtetit vetëm për vete.
“Shqipëria ka nevojë të ketë jo vetëm dy pole politike që na kanë krijuar probleme pa fund. FRD nuk vjen vetëm për të marrë ato vota që shërbejnë për të na dërguar në parlament, ne nuk japim shifra abuzive. Ne jemi të sigurtë që do shkojmë në parlament për të qenë vendimmarrës të rëndësishëm. Shpesh herë bëhet pyetja si do shkoni. Këtë pyetje bëjani qytetarëve, që kanë pakënaqësi totale qoftë për qeverisjen, por edhe mënyrën si është bërë opozitë në Shqipëri”, tha Topi.
Topi premtoi se FRD do jetë pro miratimit të cdo ligji në interes të Shqipërisë Evropiane. Duke iu referuar vendimit për 21 Janarin, Topi akuzoi qeverinë për prishje të marrëdhënieve me partnerëtndërkombëtarë.
“Ne sot rikonfirmojmë se FRD do jetë në funksion të miratimi të cdo ligji që do ishte në interes të Shqipërisë për tu integruar në BE. Ajo që prevalon është nevoja që Shqipëria të shkojë sa më shpejt në BE dhe politika të mos jetë peng i emocioneve qoftë i një krahu apo një tjetri. Ajo që kemi në programin tonë është “FRD për shtetin dhe qytetarët”. Ne jemi të bindur se institucionet e Shqipërisë kanë defekte të mëdha në mënyrën si funksionojnë. Pushteti, kryeministri dhe agjencitë duhet të kenë kujdes. Kemi qenë të shqetësuar për mënyrë e agravimit të marrëdhënieve me partnerin tonë kryesor, SHBA, që ka qenë gjithmonë i hapur me Shqipërinë. Është krijuar ndihmë SHBA për ngjarjet e 21 janarit, dhe kjo të kalojë në një moment të papërshtatshëm duke iu kërkuar që të mos përfshihen. Nga kjo tribunë dëshiroj të them se FRD i konsideron partnerë në rrugën e vështirë që ka Shqipëria në plotësimin e standardeve.