LUSHNJE, 23 mars 2013- Kreu i FRD-së Bamir Topi gjatë një takimi me fermerët dhe specialist të bujqësisë në Lushnje, vlerësoi se sistemi në të cilin ndodhet sot bujqësia kërkon reformë institucionale.
Kreu i FRD-së gjatë bashkëbisedimit me fermerë të zonës, por dhe mbështetës tha se bujqësia është përparësi e zhvillimit ekonomik të vendit.
Qëllimi i FRD-së tha Topi nuk janë karriget në Kuvend, teksa cilësoi si synim të partisë që ai drejton largimin e asaj që ai e cilësoi si “politikë amatore”.





