TIRANE, 3 prill 2013 – “Bipolarizimi politik dhe Poli i tretë”, ka qenë tema e leksionit të mbajtur nga kryetari i FRD-së me studentët e një universiteti privat, në Tiranë. Në fjalën e tij, Bamir Topi theksoi se politika shqiptare i ngjan një terreni sizmik me lëkundje të forta, me të cilat shoqëria shqiptare nuk është e përgatitur. 

Duke iu referuar bipolarizmit dhe ndryshimeve kushtetuese të 21 Prillit ai tha se, ky bipolarizëm ishte për interesa të çastit dhe denatyroi të gjitha institucionet. 

Sot votohet me 71 vota dhe mjafton të marrësh pushtetin politik qoftë edhe me zgjedhje të kontestuara, atëherë institucionet precipitojnë në duart e një individi.

Ky individ tha z.Topi kërkon të çimentojë kohën në 2009-ën apo në 1968-ën, por gjërat kanë ndryshuar dhe qytetarët do të vendosin në 23 qershor për këtë. 

Në përfundim të leksionit Topi tha se FRD-ja është forcë e re dhe do të testohet në këto zgjedhje ndërsa nuk do të bëjë asnjë koalicion me partitë e vjetra.