3 korrik 2014 – Qytetarët e Frederiksberg-ut, ditë më parë, gjykuar në bazë të mimikes së tyre, janë kënaqur me një pamje që nuk përsëritet çdo ditë.

Pjesëtarët e kompanisë së produksionit “Eyeworks Denmark” ia kanë ngjyrosur pjesën e bustit një femre dhe me pas ajo doli shëtitje në qytet, madje u ul në një lokal për të pirë kafe me kete bluze false.

E tëra kjo ishte bërë për promovimin e një emisioni të ri në një kanal televiziv të qytetit. Emisioni ka si qëllim bashkimin e çifteve të ndara.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/