Fotoja e një biondeje simpatike e cila hoqi këmishën dhe doli topless në një restorant në New York ka bërë sensacion në internet, duke u publikuar në çdo vend të botës, që nga Italia, Rusia deri në Kinën e largët.

Por fotografi që drejton modelen e re Cheyenne LUTEK, thotë se ekspozimi i saj topless ishte për një projekt në emër të artit dhe të barazisë të femrave.

Allen Henson, një veteran i luftës së Irakut, kthyer në një fotograf fashion, tha se nuk mund ta besojë akoma bujën që shkaktoi projekti i tij.