Paraditen e sotme, një grua është shfaqur topless ndërsa bënte plazh tek Sfinksi në Durrës.

Siç duket në pamjet filmike të mbërritura në redaksinë tonë, gruaja (të cilës për arsye etike i kemi mbuluar fytyrën) është shfaqur topless në një plazh që tradicionalisht është frekuentuar nga familjarë.

Megjithëse nuk është rasti i parë që në plazhet tona shfaqen plazhiste topless, sërish ato tërheqin vëmendjen.

Shfaqja e saj në një plazh, ku të shumtë janë edhe fëmijët e vegjël është pritur me reagime nga plazhistët e tjerë.

Nuk dihet nëse plazhistja topless është shtetase shqiptare apo turiste e huaj që ka ardhur të kalojë pushimet në qytetin bregdetar.