ITALI , 5 janar 2014 – Mediat italiane shkruajne se Italia është tronditur këtë të dielë, pasi brenda pak orëve 3 persona janë vrarë në shtëpinë e tyre. Tre të moshuar, një çift bashkëshortësh 65 dhe 66 vjeç dhe nëna e njërit prej tyre 93 vjeç, janë gjetur të vrarë në banesën e tyre në Caselle Torinese.
Fillimisht policia dyshoi se të moshuarit kishin gjetur vdekjen për shkak të rrjedhjes së gazit, por mjekësia ligjore konfirmoi se bëhet fjalë për një vrasje me mjete të mprehta.
Alarmin e ka dhene djali 26-vjeçar i çifit, i cili ka njoftuar komshiun se prinderit e tyre nuk pergjigjeshin ne telefon. Ishte komshiu qe zbuloi kufomat e Claudio Allione, Mariangela Greggio dhe nëna e saj Emilia Dall'Orto. Policia qe mberriti menjehere ne vendin e tragjedise ka bere te ditur se viktimat jane prere me thike.





