Kur jemi diçka më tepër se një muaj nga hapja e merkatos së dimrit, Torino ka nisur punën për të përforcuar skuadrën që drejtohet nga Ëalter Mazzarri. Sipas lajmit të prodhuar nga “La Stampa”, skuadra ‘Granata’ është duke punuar për të afruar Nedim Bajramin, djaloshin e lindur në shkurt të vitit 1999, i cili ka dy pasaporta: shqiptare dhe zvicerane. Aktualisht është pjesë e Grasshoppers. Për këtë lojtar sipas po të njëjtave burime, në sulm është hedhur dhe Bologna.

Nedim Bajrami ka luajtur rregullisht për moshat e Zvicrës, nga ekipet U-17 deri te U-19 dhe U-21. Aktualisht ai nuk është thirrur nga ekipi i parë i Zvicrës, ndërsa zotëron dhe pasaportë shqiptare. Nuk dihet nëse FSHF i ka dërguar ftesë mesfushorit, i cili luan në dy role, atë para mbrojtësit dhe atë pas sulmuesit. Ka këmbën e djathtë aktive, ndërsa është një nga talentet më premtues të së ardhmes. Natyrisht, Shqipërisë i duhet një lojtar i tillë në atë pozicion duke parë që më produktivi për momentin është vetëm Taulant Xhaka dhe të tjerët po plaken.