Futbollisti kosovar Mërgim Vojvoda ka vendosur të zgjas bashkëpunimin me klubin e Torinos.

Mbrojtësi i majtë, që luan edhe si mesfushor krahu ka pranuar propozimin e klubit italian për të nënshkruar një kontratë të re deri në 30 qershor të vitit 2025.

Vojvoda është pjesë e Torinos që nga gushti i vitit 2020, dhe gjithmonë ka qenë një zgjedhje e parë për formacionin, duke grumbulluar 103 ndeshje dhe 3 gola.

Në këtë sezon ai ka luajtur 16 ndeshjes mes Serie A dhe Kupës së Italisë, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asisit.

Gjithashtu 28-vjeçari është titullar i padiskutueshëm edhe te Kosova, ku ka luajtur 53 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.