Një tornado ka shkaktuar 19 viktima dhe 40 banesa të shembura në Nashville të Tennessee. Po ashtu 45 ndërtesa u dëmtuan vetëm në këtë qytet, kurse 150 persona janë dërguar në spital pasi u plagosën, raporton Associated Press.
Më tepër është goditur pjesa lindore e Tenesses teksa shkollat në Wilson County dhe Mt. Juliet janë mbyllur.
“Mbrëmja e djeshme na kujtoi sesa e brishtë është jeta”,- tha John Cooper, kryebashkiaku i Nashville, gjatë një konference për shtyp mëngjesin e së martës.





