Nxënësit e një shkolle pastiçerie në Japoni janë bërë dje pjesë e Librit të Rekordeve Guinness, pasi kanë ndërtuar tortën më të gjatë në botë në formë roleje.

Siç shihet edhe nga pamjet ajo është tepër gjigande, ndërsa për realizimin e saj punuan 90 persona.

Gjatësia e tortës është 130.68m, ndërsa për arritje e këtij rekordi u përdorën 54 kg miell, 43kg sheqer dhe 2.682 kokarra vezë.

Ata thyen rekordin e vënë një vit më parë po në vendin e tyre, ku u ndërtua torta e këtij lloji më e gjata në botë, ajo ishte 115.09m.

Torta fituese përbëhet nga rreth 100 kg krem, 45 kg shqeqer pluhur dhe shumë përbërës të tjerë.