Rusi, 24 qershor 2014 – Një vajzë ruse është torturuar nga shoqet e saj të shkollës sepse ishte shumë e bukur. 13 vjeçarja Vlada Kholod është detyruar nga disa vajza të pijë ujë kanalesh, pasi ato e kanë rrahur të miturën.
Olga Guseva, 16 vjeçe, Lyubov Goloborodko, 14, Sasha Rattsova 15, dhe Ekatirina Streltsova 15 vjeçe e kanë marrë vajzën në një vend të vetmuar dhe duke e filmuar i kanë bërë presionet e tyre.
Sipas shoqeve të tjera, Olga Guseva (flokëkuqja) është bërë xheloze sepse i dashuri i saj ka ngacmuar Vlada Kholod.
Pasi mësueset kanë parë videon i kanë detyruar vajzat të kërkojnë falje përpara gjithë shkollës.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





