Një 50-vjeçar në Seman të Fierit është vënë nën hetim pasi tërhoqi pas makinës një qen, i cili ngordhi më pas.
Denoncimi i këtij rasti erdhi pas publikimit të një videoje në rrjete sociale.
“Duke marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku në fshatin Seman, një automjet tip “Opel Korsa” tërheq nga pas një kafshë shtëpiake (qen), duke shkaktuar keqtrajtimin e kafshës e cila ka ngordhur, ju sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., 50 vjeç, banues në Hoxharë e Vjetër, Fier.”, njoftonte policia.
Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi F. S., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.





