Totenhemi ka kryer një lëvizje surprizë në merkaton e dimrit, me “Spërsat” që kanë siguruar shërbimet e ish-sulmuesit të Çelsit, Timo Verner.

27-vjeçari gjerman rikthehet kështu në Premier Ligë pas një sezoni e gjysmë, por në formën e huazimit, me Totenhemin që do të vendosë në fund nëse do të aktivizojë opsionin e blerjes ose jo.

Verner prej kohësh ishte në diskutime me Mançester Junajtid, por duket se klubi nga Londra ka arritur që ta bindë më shpejtë gjermanin.