TIRANE, 3 maj 2013– Avokati i Popullit Igli Totozani u kërkoi partive politike të respektojnë kuotën 30 përqind të femrave në listat për kandidatë.

Vetëm pak ditë para përfundimit të afatit zyrtar të listës së kandidatëve, Totozani thotë se partitë zgjedhin të paguajnë penalitetet.

"Jo vetëm nuk është rruga e duhur, por është zhgënjyese për të gjithë ata që presin ndryshime reale në këtë vend të konstatosh që megjithëse ligji përcakton kuotën 30 % të pjesëmarrjes së grave në listat e kandidatëve për deputetë, partitë kanë zgjedhur të paguajnë penalitetet e shkeljes së tij", thuhet në deklaratën e Totozanit.