Yves Bissouma është përjashtuar nga ekipi i Tottenham.

Është vetë klubi londinez dhe trajneri Ange Postecoglou që kanë marrë këtë vendim për mesfushorin 27-vjeçar.

Ky vendim ka ardhur për shkak se futbollisti ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet të thithë një tullumbace me oksid azoti.

Një lëndë e tillë shkakton të qeshura, por është edhe e dëmshme.

Kujtojmë që vitin e kaluar, tullumbacet me përmbajtje të tillë u cilësuan ilaç i klasit C.

“Ai duhet ta rindërtojë atë besim si me mua ashtu edhe me grupin. Dera është e hapur për të, por sjellja është e rëndësishme përsa i përket rikthimit”, ka thënë trajneri i Spurs, Ange Postecoglou.