Ndeshja mes Totenham dhe Rennes, e vlefshme për Conference League, u shty për shkak se te skuadra angleaze kishte “shpërthyer’ Covid-19.

Kjo ndeshje nuk do të zhvillohet më për shkak se është shumë ë veshtirë për të gjetur data të lira për ta luajtur dhe në këto kushte, skuadra e Antonio Conte mund ta humbë ndeshjen 0-3 në tavolinë.

Vendimi është bërë zyrtar nga UEFA dhe kjo sfidë nuk do të zhvillohet më sepse nuk është gjetur asnjë datë e lirë për të riluajtur ndeshjen.

Rezultati i ndeshjes, vendimtar për fatet e grupit, do të vendosen nga komisioni disiplinor i UEFA-s. Francezët u ankuan zyrtarisht se vendimi për të mos zhvilluar sfidën kishte qenë i njëanshëm, pasi Tottenhami nuk kishte treguar emrat dhe numrin e saktë të lojtarëve të infektuar me Covid.