Tani është zyrtare, Tottenhami i Contes është jashtë Ligës së Konferencës. Konfirmimi vjen UEFA, që ka vendosur t’i japë fitoren në tavolinë 3-0 ekipit francez të Rennes.
Ndeshja u shty fillimisht për shkak të disa rasteve me Koronavirus në radhët e ekipit londinez. Data e rikuperimit të ndeshje u caktua 9 dhjetori, por zhvillimi i saj ishte i pamundur.
Çështja iu referua Trupës së Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, për një vendim që u mor në përputhje me Aneksin J të Rregulloreve të Ligës së Konferencës së UEFA-s, sezoni 2021/22.
Në bazë të nenit 30 (4) të Rregullores Disiplinor të UEFA-s dhe duke pasur parasysh rrethanat urgjente të çështjes, kryetari ad hoc i Organit Mbikëqyrës, Etikës dhe Disiplinës ia referoi çështjen Organit të Apelimit, që vendosi t’ia japë fitoren në tavolinë ekipit të Rennes.





