Francesco Totti është shumë i lumtur me mënyrën se si miku i tij Daniele De Rossi i ka dhënë gjallëri Romës.

“Nuk e prisja që ai të bënte kaq mirë menjëherë, por e shpresoja. Ai po tregohet se është një trajner i madh dhe unë, si të gjithë. Tifozët verdhekuq, shpresojnë të vazhdojnë në këto nivele. Roma është një vend i vështirë dhe po demonstron vlerën e saj”, tha ish-kapiteni i Romës, i intervistuar nga Francesca Benvenuti ekskluzivisht për Sportmediaset.

Ma pas ai identifikon cilësinë më të mirë të De Rossit: “Të njohësh mirë qytetin, tifozët dhe klubin dhe për këtë arsye t’i bashkosh të gjitha këto për të siguruar që lojtarët të performojnë me qetësinë maksimale”.

Nga ish-kapiteni te kapiteni aktual, ky është Totti për ‘rilindjen’ e Pellegrinit: 

“Pas De Rossit ishte e vështirë të gjeja një kapiten tjetër, e kisha thënë tashmë që Lorenzo është një kapiten i vërtetë te Roma. Tani ai është edhe fizikisht mirë dhe mundet të bëj gjithçka”.

Së fundi, një koment për ndeshjen çerekfinale të Europa League kundër Milanit: “Kuqezinjtë po bëjnë mirë, kanë gjetur 3-4 lojtarë cilësorë dhe sasiorë. Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme, shpresoj që Roma të kalojë. Milani ADN evropiane? Do të jetë një faktor shtesë për ta, por nuk është më Milani si dikur…”.