Debatet për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në 2 "Toyota" në portin e Durrësit u zhvendosën në Parlament këtë të enjte. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke iu përgjigjur akuzave të Bashës, e paralajmëroi kryedemokratin të "bëjë kujdes".
"Ti duhet të tregosh me emër e mbiemër agjencinë e huaj të specializuar që ta dha informacionin. Jo vetëm bëhesh qesharak po s’dihet në çfarë dërrase tjetër të kalbur je duke shkelur. Veprën time si ministër e keni para syve, jeni të ftuar ta gjykoni e hetoni. Përgjegjësinë time politike lidhur me të iu sfidojë ta gjykoni deri në detajin më të vogël. Ata se duan vetingun dhe bandat i përdorin si marioneta," tha Xhafaj nga foltorja e parlamentit.





