Pak ditë pasi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla kallëzoi kreun e PD-së Lulzim Basha, është caktuar edhe data e përballjes së tyre në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Mësohet se përballja mes tyre do të jetë më datën 10 korrik.

Taulant Balla e ka paditur Bashën për shpifje, teksa ky i fundit e akuzoi deputetin socialist si garant të 3.4 milionë eurove të padekalaruar që u kapën në portin e Durrësit disa ditë më parë.