Një aksident raportohet se ka ndodhur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Mësohet se një automjet tip Toyota ka përplasur nga pas një fuoristradë të OSSHE Lushnje dhe është përfshirë nga flakët. Si pasojë e përplasjes mjeti ka shpërthyer në flakë dhe është bllokokuar i gjithë qarkullimi.
Konkretisht mjeti drejtohej nga një nënë, e cila kishte pasagjerë dy fëmijët e saj, por fatmirësisht askush nga ata nuk ka mbetur i lënduar. Ndërkohë Forcat e policisë dhe zjarrfikëseve ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për normalizimin e qarkullimit në segmentin e bllokuar.





