Gjykata për Krimet e Rënda ka lënë në burg 4 të arrestuarit e 3.4 milionë eurove të bllokuara në portin e Durrësit.
Në seancën e rivlerësimin të zhvilluar këtë të enjte ndaj Edi Likës, djalit të tij Klevit, Arben Çekës dhe Alban Mollaymerit, Krimet e Rënda lanë në fuqi masën “arrest me burg”, dhënë nga Gjykata e Durrësit më 28 qershor.
Të arrestuarit akuzohen për pastrim parash, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim parash në kuadër të grupit të strukturuar.





