Prokuroria e Krimeve të Rënda raportoi se kreu i PD, Lulzim Bashën do merret në pyetje të enjten (25 korrik) në prani të prokurorëve belg të cilët kanë mbërritur në Shqipëri për hetimin e "Toyota Yaris".

Dosja hetimore e "Toyota Yaris", ku u kapën 3.4 milionë euro në portin e Durrësit po shqyrtohet edhe nga autoritetet belge, të cilët kërkuan të marrin dëshminë e Bashës.

"Në vijim të ekzekutimit të letërporosisë së dërguar nga autoritetet belge, përfaqësues të Prokurorisë Federale të Belgjikës kanë mbërritur në Shqipëri me qëllim vijimin e kryerjes së veprimeve procedurale të kërkuara dhe të lejuara nga autoritetet gjyqësore shqiptare. Këto veprime konsistojnë në marrjen në pyetje të personave të pandehur si dhe marrjen në pyetje të shtetasit Lulzim Basha ditën e enjte datë 25.07.2019,"-njofton Prokuroria.