Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në sallën e Kuvendit lexoi disa mesazhe, që sipas tij përmendet emri i Taulant Ballës.

Ai lexoi nga foltorja disa rreshta nga përgjimet që sipas tij i përkasin dosjes “Toyota Yaris”.

“Sic e shihni këta kanë marrë fund. Njeri thotë se do dalë dëshmitar për Edi Ramën, tjetri flet në emër të PS, jeni katandisur aty ku e meritoni.

Meqë ky tha nuk quhen Tao, por krenar do tu lexoj disa reshtja prej tij.

Daupaj: Nuk do ti bëj nder Ballës

Radvan Çela: Këto ditë po më pyet do të jetë prapë Balla, apo do të jesh ti?!

Vladi (është ai që i prishte 5 mln euro në Durrës):  ok se flas unë, por të na tregojë mënyrën si do ta mbyllë.

Radvan Çela: Nga Tao Tao dhe thotë se i ka në rregull letrat, se bundrra luan edhe me Taon.

Se kush është ajo…ja dredh edhe Taos.

Jo thotë, bundrra do tja marrë. E ke gabim, kësaj radhe do t’ia marrë. I dola  borxhit Taos.

Ça jeni kështu?

Dakord tha, do ta pengoj unë. I dola borxhit”, lexoi Berisha.