Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi pasditen e sotme një takim me delegatët e partisë që drejton, në kuadër të përgatitjeve për Konventën Kombëtare që do të mbahet më 27 prill.
Nga qyteti bregdetar, ai deklaroi se ka dëgjuar që “Ilir Meta është bërë diktator”, nga persona që ai vetë i ka promovuar.
Meta vijoi duke thënë se ka hasur arrogancë në opozitë dhe se disa persona “flirtojnë” me qeverinë, bashkitë dhe drejtorët në pushtet duke bërë “dopio lojëra”.
I pyetur nga “DurrësLajm” nëse ka konstatuar tradhëtarë, edhe brenda degës së Durrësit, ai u përgjigj:
“Dega e Durrësit shkëlqen, me këshilltaret tona të mrekullueshme, me kolegët tanë të mrekullueshëm, edhe me Sekretarin e Sporteve të PL-së në nivel kombëtar, Adriatik Hoxhën.”
Mes të tjerash, duke folur kryesisht për sportet, Meta shkëmbeu edhe disa batuta, të cilat i gjeni në deklaratën e plotë të tij në videon bashkangjitur: