SHBA, 19 shkurt 2013 – Një histori e rrallë është bërë pjesë e faqeve të tabloidit “The Sun”. Vajza që ka treguar historinë nuk ka bërë publik emrin e saj, por ka treguar se si e ka tradhtuar të dashurin me një kolegun e tij të punës.
Aktualisht ajo dyshon se edhe i dashuri e tradhton atë me të njëjtin njeri, që mendohet të jetë biseksual. “Po shijoja një marrëdhënie shumë të mirë me të dashurin tim derisa ai solli në shtëpi një mik një mbrëmje. Unë jam 24 vjeç dhe i dashuri im 28. Miku i tij ishte 30 vjeç dhe shumë i këndshëm”,- tregon vajza.
Ajo sqaron se i dashuri dhe miku i tij punojnë në një linjë “Call Centre”. “Kur erdhi miku në shtëpi, i dashuri im hapi një shishe verë dhe më pas edhe një tjetër ndërsa përfundoi në shtrat i dehur brenda dy orësh. Miku i tij erdhi tek unë dhe përfunduam duke bërë seks në kolltuk, në dysheme, në kuzhinë. Unë ndjehem fajtore sepse kam bërë seks në banjo në kohën kur i dashuri im flinte në dhomën ngjitur. Ne kemi vazhduar të takohemi për seks. Më thoshte se i dashuri im nuk mendon për mua dhe se po ndjente diçka. Kam parë një ditë më parë telefonin e të dashurit tim dhe pashë fotot nudo të dashnorit im. Pashë edhe disa foto nudo të të dashurit tim që ja kishte nisur atij”,- rrëfen vajza për The Sun.
Më tej ajo vijon duke thënë se dyshon se ka mbetur shtatzënë, por nuk di kush mund të jetë babai i fëmijës. "Ndihem keq në këtë trekëndësh dashurie",- thotë ajo.