6dhjetor 2015 – Një 23-vjeçareje shqiptare që jeton në Venecia në Itali, i ka dalë nga hundët tradhtia. Ajo tradhtoi të fejuarin për një natë me një tjetër mashkull. Më pas ajo u pendua, por ai e kërcënonte: “Nëse nuk vjen sërish në krevat me mua, do t’i dërgoj të dashurit tënde foto të nxehta në Facebook dhe do të shkatërroj lidhjen tende të dashurisë”.

Kjo është historia që ka si protagonistë disa shqiptarë. “Viktima” është një vajzë rreth 23 vjeçe që jeton në qytetin italian, Venecia, ndërsa “kërcënuesi” është po nga Shqipëria. Pas aventurës, i riu shqiptar i ka telefonuar vajzës, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur, shkruan panorama.

Djali e ka kërcënuar se nëse nuk vazhdon të ketë marrëdhënie me të, do t’i tregonte gjithçka të fejuarit të saj. Por edhe pas kësaj vajza ka heshtur. Por, disa ditë më pas djali “kërcënues” është sulmuar nga dy shqiptarë në rrugë të cilët i kanë marrë atij telefonin.

Prokuroria ka nisur hetimet dhe të dyshuar për këtë sulm janë dy shqiptarë të moshës 20 dhe 22 vjeç. Dyshohet se plani i sulmit është “thurur” nga vajza.

Mendohet se, vajza ka planifikuar marrjen e telefonit të djalit me të cilin tradhtoi të fejuarin e saj 23 vjeç, në mënyrë që ai të mos dispononte më fotot me të cilat e kërcënonte. Ky dyshim përforcohet edhe nga fakti se dy personat që sulmuan 18-vjeçarin nuk i kanë marrë as portofolin dhe asnjë send tjetër personal përveç telefonit, duke rrëzuar alibinë e grabitjes.

/portali DurrësLajm/