Vallet e bukura shqiptare kanë ngritur në këmbë publikun në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, në Durrës. Kanë qenë plot 120 fëmijë të moshave nga 3 deri në 14 vjeç, që nën koreografinë e Arian Plakut, kanë performuar valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
Edhe pse të vegjël artistët kanë kërcyer mjeshtërisht dhe kanë marrë duartrokitje të shumta nga të pranishmit.
Ky është edicioni i dyë i eventit “Tradita në valle” që zhvillohet më mbështetjen e Bashkisë së Durrësit dhe pallatit të sportit.
R.O.





