Një dasmë e improvizuar për të përcjellë tek më të rinj traditat, kulturën popullore dhe elementët e identitetit kombëtar, që na bëjnë krenar neve shqiptarëve.


Në ditën ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të shpallur nga UNESCO, Qendra Muzeore Durrës, në bashkëpunim me Bashkinë, Zyrën Vendore Arsimore dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve zhvilluan aktivitetin “Traditat në duart e rinisë”.

E kush më mirë sesa brezi i ri mund t’i mbajë gjallë traditat dhe kulturën tonë kombëtare.

Aktiviteti ishte konceptuar për t’u zhvilluar në sheshin “Liria”, por për shkak të motit të keq, u spostua në ambientet e brendshme të QKF-së. 11 shkolla të qytetit dhe mbi 300 fëmijë u angazhuan në këtë event, ku traditat, veshjet popullore dhe këngët e vallet e të gjitha trevave, si dhe elementët e identitetit kombëtar dominonin kudo.
Organizatorët e kishin ideuar si një aktivitet që do të ishte celebrim i identitetit tonë kombëtar, i sjellë dhe i manifestuar nga brezi i ri dhe ia dolën më së miri.
M.B.





