Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 38-vjeçar shqiptar në San Martino, në provincën Forli. I arrestuari rezultonte në kërkim pasi ai nuk kishte kryer një dënim me burg.

Ai duhet të vuajë një dënim të mbetur prej mbi 4 vjet e 7 muajsh, plus një gjobë prej mbi 13,000 eurosh. Akuzat përfshijnë grabitje të rëndë të kryer në vitin 2025 dhe trafik droge që datojnë që nga viti 2019.

Ai u gjet në një banesë në qytet dhe u dërgua në burgun e Forli-t, ku do të vuajë dënimin e mbetur të tij.