Policia italiane e qytetit të Olbias në bashkëpunim me atë të Kaljarit në provincën e Sardenjës, ka goditur një rrjet ndërkombëtar të drogës mes Italisë, Holandës e Shqipërisë, duke arrestuar 13 persona, 12 me arrest burg e 1 në arrest shtëpiak.
Operacioni i policisë italiane i koduar me emrin "The End" (Fundi), është shtrirë në 8 komuna, ato të Olbias, Gallura, Pistoia, Breshia, Roma, Bergamo, Venecia e Pordenone.
Organizata kriminale e trafikut ndërkomëtar të drogës Itali-Holandë-Shqipëi ishte e përbërë nga 23 persona, 6 prej të cilëve gjenden aktualisht të dënuar nga drejtësia italiane. Gjithashtu janë lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare për 4 persona që ndodhen jashtë territorit italian.
Gjatë arrestimeve të sotme policia italiane ka sekuestruar drogë, armë, makina luksoze e para cash.
Sipas medieve italiane, hetimet kanë nisur që në verën e vitit 2013. Ato shkruajnë se droga trafikohej me automjete, ku trafikantët përdornin mënyra shumë të sofistikuara që policia të mos binte në gjurmë të saj.
Automjetet e sekuestuara nga policia italiane i janë nënshtruar pocesit të çmontimit në oficinat e specializuara, ku janë zbuluar vende të fshehta të përdorura për transportimin e drogës.
Në vijim, priten të dalin detaje të tjera rreth këtij operacioni të gjerë.





