Dy të rinj fierakë që kishin zgjedhur një mënyrë origjinale dhe të rrezikshme për të trafikuar drogë, u arrestuan në flagrancë.

Redon Koni dhe Marjo Meta, të dy 25 vjeç, janë kapur mesnatën e së hënës në Ksamil, duke lundruar me një dyshek plazhi në det, të cilë po transportonin afro 2 kg kanabis për në Korfuz, që e kishin izoluar mirë me qese plastike.

Dy të rinjtë nga Marinza e Fierit u arrestuan, ndërsa policia sekuestroi 1 kg e 852 gramë kanabis sativa mbi dyshekun e plazhit.

Arrestimi i tyre u bë në flagrancë në vendin e quajtur “Gjiri i fikut” në det, në Ksamil.