19 qershor 2015 – 13 shqiptarë janë arrestuar nga Guardia di Finanza e Breshias në Itali.
Sipas mediave italiane, grupi kriminal i cili drejtohej nga dy kushërinjtë Altin e Fatos Beqja, ishte në gjendje të trafikonte 20 kg kokainë në javë dhe rreth 1 ton në vit, fitimet e së cilës arrinin në rreth 130 milionë euro.
Madje sipas disa dokumentacioneve, vetëm për 3 ditë, nga 20-23 marsi i këtij viti, ata kanë arritur të fitojnë 1 milion euro.
Operacioni i policisë italiane i quajtur “Refresh”, është shtrirë në provincat e Bergamos, Milanos, Piacencës, Parmës e Peruxhias, ku gjatë arrestimeve të 13 shqiptarëve janë sekuestruar 16 kg kokainë, 2 kg hashash, para të thata dhe armë zjarri.
Grupi ishte nën mbikëqyrjen e Sokol Xhetës, Emirjan Beqes e Dëfrim Shamkut.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/