6 mars 2014 – Policia italiane ka angazhuar 250 efektivë në një operacion të gjerë kundër trafikut të lëndëve narkotike në rajonet e Sardenjës dhe Romagna-s, i cili është përmbyllur me arrestimin e 14 personave, mes të cilëve edhe një shqiptar. Mediat italiane bëjnë të ditur se 32 vjeçari Emiljano Hametaj, i papunë dhe person me precedentë penalë është në mesin e të prangosurve. Gjatë operacionit janë sekuestruar 30 kg hashash dhe kokainë që dyshohet se vinin në Itali përmes Korsikës, Shqipërisë dhe Amerikës së jugut. Pjesa më e madhe e operacionit policor është përqendruar në Orgosolo, Nuoro, një nga pikat nga ku mw pas organizohej shpërndarja e drogës në Alghero, Oristano, Romagna, Rimini, Cesena etj.Akuzat e ngritura për 14 të ndaluarit variojnë nga shitja e lëndëve narkotike deri në trafik ndërkombëtar droge. Për një kohë të gjatë, karabinierët italianë kishin përgjuar bisedat telefonike të anëtarëve të këtij rrjeti, duke zbërthyer kështu gjithë dinamikën e trafikut të drogës në qytete të ndryshme italiane.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





