Janë zbardhur emrat e tre shqiptarëve të arrestuar në Shqipëri si të dyshuar si pjesëtarë të grupit kriminal që trafikonte drogë në Fracë.
Ata janë Redjan Doda, Zabit Fisniku, e Fabian Isaku.
Mësohet se koka e grupit dyshohet të jetë Redian Doda nga Durrësi.
Zabit Fisniku rezulton të ketë qenë i dënuar me 16 vite burg për trafik femrash.
SPAK ka vendosur dhe sekuestro preventive për një llogari bankare 20 mijë Euro në emër të Redian Dodës dhe J.H.
Nga kontrolle të tjera në Shqipëri janë sekuestruar 15 makina, 34.270 Euro cash, 1000 Franga zvicerane, 180 mijë Lekë të reja, 9 celularë, 3 tableta, 1 kamera, dokumente e karta SIM.
Vlera e lëndëve narkotike të sekuestruara tejkalon vlerën prej 1 milion Euro.