Rreth 35 kg marijuanë janë kapur në kufirin greko shqiptar. Operacioni është kryer nga policia greke në Igumenicë.
Sipas burimeve është ndjekur një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe është ndaluar në Igumenicë.
Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 32pako që përmbanin 34 kg e 608 gram marijuanë, një sasi e vogël kokaine dhe 2 celularë. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar.





